Telegrafi

Eliza Dushku publikon fotografitë e dasmës

Foto: Eliza Dushku/Instagram

Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, është martuar gjatë muajit gusht në një ceremoni private në Boston, më datën 18 gusht 2018.

Ajo i ka dhënë fund beqarisë me 54-vjeçarin, Peter Palandijan, një biznesmen i shquar amerikan.

Foto: Eliza Dushku/Instagram

Megjithëse e mbajti private martesën e saj, Eliza së fundmi vendosi të publikojë fotografitë e dasmës së saj në Instagram.

Nga pamjet, aktorja duket të ketë qenë e mrekullueshme në fustanin e bardhë, ndërsa mjaft elegant dhe me stil është dukur edhe bashkëshorti i saj, Peter.

Foto: Eliza Dushku/Instagram

Në kolazhin e fotografive të publikuar në rrjetin social Instagram, Dushku ka vendosur të shkruajë në mbishkrim vetëm datën e martesës, e cila është mjaft e veçantë “8.18.18”.

Ndërkohë, pëlqimet kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve të saj, ndërsa komente nuk ka pasur, ngase vet aktorja shqiptare e ka bllokuar hapësirën për to.

Foto: Eliza Dushku/Instagram

Eliza është një emër mjaft i dëshmuar në arenën ndërkombëtare, ndërsa i ka bërë mjaft krenarë shqiptarët me suksesin e saj në pjesëmarrjen e projekteve të ndryshme filmike në Hollywood. /Telegrafi/