Artistja e madhe shqiptare, Eliza Dushku, po shijon ditët më të mira të shtatzënisë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.
Aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e foshnjës, teksa edhe fotografitë që ajo ka publikuar gjatë shtatzënisë kanë qenë të pakta.
Së fundmi, Eliza bëri një përjashtim duke ndarë me fansat fotografinë e saj të parë gjatë pritjes së ëmbël.
Këtë imazh, aktorja me famë botërore, e ka realizuar në stadiumin e një ndeshje bejsbolli, e cila po zhvillohej të premten.
“E para”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur të parën fotografi të sajën me barkun e rrumbullakosur.
Ndërkohë, urimet dhe komplimentet e shumta nga fansat në hapësirën për komente nuk kanë munguar. /Telegrafi/