Telegrafi

Eliza Dushku pozon me barkun e fryrë në muajin e tetë të shtatzënisë

Peter Palandjian dhe Eliza Dushku (Foto: Paul Marotta/Getty Images/Guliver)

Aktorja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke pozuar me barkun e fryrë.

Eliza Dushku (Foto: Andrew Toth/Getty Images/Guliver)

Dushku ka treguar se si po duket në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa pret që përbrenda një muaji të marrë titullin më të rëndësishëm që mund t’i dhurojë jeta.

Lexo po ashtu Kush është Eliza Dushku? Karriera dhe të vërtetat e hidhura nga jeta e aktores me famë botërore që i bëri krenarë shqiptarët

Ajo dhe bashkëshorti i saj, milioneri Peter Palandjian, do të bëhen prindër të një djali.

“Tetë muajshe. Oh si ka ndryshuar koha”, ka shkruar aktorja shqiptare në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komplimentet e shumta nga fansat nuk kanë uruar, duke i uruar pritje të ëmbël në këto ditë të fundit. /Telegrafi/

Peter Palandjian dhe Eliza Dushku (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)