Aktorja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke pozuar me barkun e fryrë.
Dushku ka treguar se si po duket në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa pret që përbrenda një muaji të marrë titullin më të rëndësishëm që mund t’i dhurojë jeta.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, milioneri Peter Palandjian, do të bëhen prindër të një djali.
“Tetë muajshe. Oh si ka ndryshuar koha”, ka shkruar aktorja shqiptare në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komplimentet e shumta nga fansat nuk kanë uruar, duke i uruar pritje të ëmbël në këto ditë të fundit. /Telegrafi/