Site icon Telegrafi

Eliza Dushku nuk ndalet së promovuari Shqipërinë (Foto)

Eliza Dushku nuk i harron kurrë rrënjët shqiptare.

Aktorja sa herë që i jepet mundësia tregon me krenari se është shqiptare dhe këtë e ka bërë edhe përmes një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Aktroja i ka njoftuar ndjekësit për filmin dokumentar për Shqipërinë që e ka realizuar disa vjet më parë, transmeton Telegrafi.

“Ky vend i vogël me një zemër të madhe ka kaluar dekada në izolim dhe ne ishim mjaft të ngazëllyer që mundën të realizonin një nga dokumentarët e parë duke eksploruar kulturën mahnitëse, historinë dhe jetën e ditëve të sotme të njerëzve tanë në këtë tokë”, ka shkruar në Instagram Dushku.

Kujtojmë se aktorja 36-vjeçare ka realizuar dokumentarin “Dear Albania”. /Telegrafi/

Exit mobile version