Site icon Telegrafi

Eliza Dushku nuk harron origjinën, i bashkohet nismës “Unë jam emigrant” (Foto)

Aktorja me famë botërore, Eliza Dushku, si gjithmonë nuk harron të kujtojë origjinën e saj.

Në kuadër të këtij muaji, i cili konsiderohet në botë si muaji i emigracioni dhe i emigrantëve, Eliza i është bashkuar nismës “Unë jam emigrant”.

Këtë fakt aktorja e ka treguar përmes një postimi në Instagram.

“Tani, më shumë se asnjëherë është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar. Qershori është muaji i trashëgimisë të emigracionit. Ne të gjithë kemi pjesëzën tonë në historinë amerikane si emigrantë të sapoardhur apo edhe si të lindur në këtë tokë, të ardhur këtu si skllevër apo të ardhur për të kërkuar në jetë më të mirë në këtë shtet. Bashkohu me lëvizjen “Unë jam emigrant.” Krenare që jam shqiptare, daneze dhe amerikane”, përfundon postimin e saj Dushku.

Exit mobile version