Telegrafi

Eliza Dushku në pritje të një fëmije

Eliza Dushku ka ndarë një lajm fantastik për fansat dhe miqtë e ngushtë të saj.

Aktorja shqiptare ka konfirmuar për Us Weekly ekskluzivisht se po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Peter Palandjian.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer”, tha fillimisht artistja e filmit “Buffy the Vampire Slayer”, e cila është ehra e parë që do të bëhet nënë.

“Unë kam jetuar në Boston. Jam gati për këtë kapitull tjetër në jetën time. Ka qenë një vit i madh por një vit i madh”, ka pohuar ndër të tjerash Dushku.

Kujtojmë se 38-vjeçarja dhe 54-vjeçari, CEO i Korporatës Interkontinental Real Estate kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në qytetin e Bostonit në gusht të vitit 2018, një vit pasi u fejuan.

Çifti shkëmbyen premtimet gjatë një ceremonie intime në oborrin jashtë Bibliotekës Publike të Bostonit, ku ishin të pranishëm një numër i vogël i miqve të dyshes.

Ndryshe, Eliza është duke punuar në projekte të ndryshme televizive dhe filmike në SHBA, të cilat shumë shpejt do të mund t’i shohim. /Telegrafi/