Telegrafi

Eliza Dushku në bikini zbulon tatuazhin me shqiponjën: Krenare që jam shqiptare (Foto)

Eliza Dushku këto ditë ka qëndruar në vendlindjen e prindërve në Shqipëri.

Ajo duket se ka shijuar në maksimum pushimet ku ka vizituar edhe plazhet fantastike shqiptare.

Në ditën e fundit aktorja hollivudiane ka publikuar një fotografi në bikini duke shfaqur shqiponjën të cilën e mbanë tatuazh.

“Krenare që tregoj shqiponjën dhe krenare përjetësisht që jam shqiptare”, ka shkruar Dushku në Instagram.

Kujtojmë se aktorja 36-vjeçare ka një numër të rolesh në filma ndërkombëtar ndërsa së fundi mund ta shohim në serialin amerikan “Bull”. /Telegrafi/