Eliza Dushku, e cila shkurtimisht ka luajtur në serialin, “Bull”, ka marrë dëmshpërblim prej 9.5 milionë dollarë nga CBS.
Në fakt, ajo ka hequr dorë prej padisë për ngacmim seksual nga Michael Weatherly, i cili luan rolin kryesor në projektin e lartcekur filmik.
New York Times shkruan se shuma është paguar pas marrëveshjes dhe se ajo është e barabartë me shumën që do të merrte një anëtare e serialit në katër sezone.
Dyshja u bashkua me ekuipazhin në mars të vitit 2017 në tri episode dhe ishte planifikuar që 37-vjeçarja të bëhet anëtare e rregullt e ekipit.
Supozohet se komentet e pakëndshme të Weatherlyt mbi pamjen, përdhunimin dhe historitë, bënë që ajo ta lë serialin e zemëruar me sjelljen e aktorit.
Ai kërkoi falje për sjelljen dhe tha se nuk e kishte seriozisht me fjalët që i kishte përdor gjatë komunikimit me aktorin shqiptar.
“Kur Eliza tha se nuk e pëlqen fjalorin tim dhe përpjekjet e mia për humor, mbeta i habitur. Menjëherë i kërkova falje. Më vjen keq për dhimbjen që i kam shkaktuar Elizës”, shtoi ai.
Kjo “marrëveshje” erdhi pasi drejtori i CBS-së, Les Munves, u largua pas disa akuzave për abuzim seksual.
The Times gjithashtu njoftoi kohët e fundit se Munves kanë “shkatërruar dëshmitë dhe mashtruan hetuesit” për të ruajtur reputacionin e tij. /Telegrafi/