Site icon Telegrafi

Eliza Dushku ishte abuzuar seksualisht në moshën 12-vjeçare, nëna e aktores: E dija, por isha e pafuqishme të reagoja

Eliza Dushku ka shokuar mbarë opinionin botëror me rrëfimin e fundit që kishte ndodhur vite më parë.

Aktorja shqiptare kishte ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale rrëfimin se si ishte ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare nga Joel Kramer.

Ndër të tjerash, bukuroshja 37-vjeçare këtë rrëfim kishte zbuluar se ia kishte treguar edhe prindërve.

Kjo ka bërë që ata të kryqëzonin prej fansave të aktoreve duke i akuzuar për heshtjen që kishin zgjedhur para se të kryenin detyrën si prindër.

“Më vjen keq që të ka ndodhur kjo, por si prind mendoj që ishte përgjegjësia e tyre të bënin diçka. Jam e sigurt që ata kanë pasur frikë se kjo do ndikonte karrierën tënde. Ata të kanë lejuar të shkoje në punë duke e ditur që jeta jote ishte në duart e tij. Edhe pas incidentit ata nuk kanë thënë asgjë”, ka komentuar një ndër fansat e aktores sonë.

Lexo po ashtu Rrëfimi i plotë i Eliza Dushkut për Joel Kramer pas abuzimit seksual: Në vend që të ishte mbrojtësi, ai u bë abuzuesi im

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i nënës së Elizës, Judithit e cila ka pranuar se nuk kishim guxim ta denonconin me kohë këtë akt të shëmtuar të Kramerit.

“E pranoj gjykimin tuaj si nëna e Elizës. Nuk kisha frikë për karrierën e bijë sime, por kisha frikë nga Joel Kramer. E mësova se çfarë kishte ndodhur pas shumë vjetësh. Në atë kohë, Eliza frikësohej të tregonte të gjithë historinë dhe në një mënyre më mbrojti mua sepse e dinte se sa i frikësoja atij personi të fuqishëm. Abuzimi mund të jetë një rrjet i gjerë dhe këtë fillova ta kuptoj pas shumë vitesh”, ka shkruar ndër të tjerash Judith.

Eliza i është bashkuar fushatës kundër abuzimit seksual “Metoo” duke treguar rrëfimin e saj të përdhunimit seksual që kishte ngjarë para 25 vjetëve.

Ndryshe, shumë aktore të hollivudit kanë treguar rrëfimet e trishtueshme duke përfshirë edhe Angelina Jolien dhe Gwyneth Paltrow. /Telegrafi/

Exit mobile version