Telegrafi

Eliza Dushku flet për herë të parë pasi u bë nënë

Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, është bërë së fundmi nënë për herë të parë.

38-vjeçarja lajmin e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqte bashkëshortin e saj, Peter Palandijanin, bashkë me djalin e tyre të porsalindur.

Ndërkohë, më vonë aktorja hollivudiane publikoi një shkrim, duke konfirmuar sërish që është bërë nënë, ndërsa ka dhënë detaje rreth foshnjës së porsalindur.

“Përshëndetje, po, djali ynë i bukur erdhi në Beantown, Philip Bourne Dushku Palandjian (do ta quajmë Bourne si në qytetin e poshtëm në Cape Cod vs Jason), e mbështjellë dhe dalë këtë të shtunë mbrëma në mirëseardhjen më të ngrohtë të tij tanimë në mënyrë të çmendur në dashuri me prindërit (Zot, e dua burrin tim), familjen dhe miqtë. Ne jemi thjesht mirënjohës dhe të kënaqur dhe ju falënderojmë të gjithëve për ndarjen e këtij udhëtimi emocionues me ne”, ka shkruar ndër të tjerash Dushku.

Eliza përndryshe është lindur dhe rritur në Boston, gjersa me prejardhje është nga Korça e Shqipërisë.

Suksesi i saj në Hollywood është dëshmuar me pjesëmarrjen në projekte të shumta kinematografike ndërkombëtare. /Telegrafi/

Eliza Dushku (Foto: Andrew Toth/Getty Images/Guliver)