Prezantuesja Elita Rudi ka kohë që ka paralajmëruar publikun se do të vijë me një spektakël të ri televiziv, i cili transmetohet në RTV Dukagjini, në bashkëpunim me Telegrafin.
“Elite Show” quhet ky program, i cili do të transmetohet çdo të diele, ndërsa do të sjell plot intervista dhe befasi të këndshme për teleshikuesit.
Në YouTube është publikuar edhe promoja e spektaklit të parë, nga ku shihet se Elita do të shfaqet më e bukur dhe në formë se asnjëherë tjetër.
Të ftuar në emisionin e parë do të jenë disa të rinj të talentuar, gra nga Krusha e Madhe dhe çifti i njohur Mihrije dhe Naim Abazi.
Një sektor i veçantë do të jetë i dedikuar edhe për showbizin, të cilin do ta drejtojë gazetari Artan Telaku.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni promon e spektaklit të parë të “Elite Show”, i cili vjen për publikun këtë të diele në ora 12:00. /Telegrafi/