Telegrafi

Elita Rudi me urim të përzemërt në njëvjetorin e lindjes së djalit – sjell një video përmbledhëse

Elita Rudi (Foto: Instagram)

Sot (e enjte) është një ditë mjaft e rëndësishme për reperin nga Peja, Gjikon dhe bashkëshorten e tij, prezantuesen Elita Rudi.

Kjo ngase djali i tyre, Zëri, feston ditëlindjen e parë dhe me këtë rast një urim i veçantë nga prindërit nuk ka munguar.

Është vet moderatorja shqiptare, ajo e cila ka publikuar një video në llogarinë personale, Instagram, përmes së cilës uron të birin.

Videoja në fjalë përmbledh disa nga momentet e lumtura që nga lindja e Zërit e deri më tani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elita Rudi

“Dashuria ndaj fëmijës tënd është e vetmja herë që ti e kupton që fjalët janë shumë të vogla dhe nuk kanë vlerë të madhe për të shprehur dashurinë që ndjen brenda vetes. Të don nëna dhe babai sa më s’ka. E paq shëndetin e dashurinë gjithë jetën. Urime Zëri jonë”, ka shkruar krahas videos prezantuesja Rudi.

Gjiko dhe Elita përndryshe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit 2018 në një ceremoni luksoze në Prishtinë.

Të njëjtit po vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të admiruara në showbizin shqiptar. /Telegrafi/