Telegrafi

Elita Rudi sjell portretin më të bukur familjar nga pushimet: Ishim tre u bëmë katër, shumë gjëra mund të ndodhin brenda një viti

Elita Rudi (Foto: Instagram)

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, ka nisur pushimet së bashku me familjen e saj.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, ndodhen së bashku në pushime përfshirë edhe fëmijët e tyre: Zërin dhe Botën.

Krahas imazheve me bikini, prezantuesja ka ndarë disa të tjera ku shfaqet pranë njerëzve më të dashur.

Bukuroshja nga Gjakova së fundmi ka sjell portretin më të bukur familjar, për të cilin mori edhe komente të shumta pozitive.

Lexo po ashtu Elita Rudi publikon fotografi me bikini nga pushimet, mahnit me linjat trupore

“2020/2021. Ishim tre u bëmë katër. Shumë gjëra mund të ndodhin brenda një viti”, ka qenë përshkrimi i imazheve.

Elita dhe Gjiko përndryshe në mars të këtij viti mirëpritën fëmijën e dytë, vajzën e quajtur Bota.

Çifti ndërkaq në shkurt të vitit 2019 u bënë prindër për herë të parë. /Telegrafi/