Telegrafi

Elita Rudi pozon e lumtur krah Gjikos, derisa i bën një dedikim: Gjithmonë pranë teje

Prezantuesja e njohur Elita Rudi, tash e disa ditë ka nisur pushimet në një nga bregdetet në Shqipëri së bashku me familjen e saj.

Bukuroshja e ndjekur nga mijëra fansa në rrjetet sociale, nuk heziton që herë pas here të ndajë imazhe të ndryshme me fansat.

Këtë herë, ajo ka hedhur një fotografi përkrah bashkëshortit të saj – reperit të njohur nga Peja, Gjikos.

Çifti shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, derisa nuk ka munguar një dedikim emocional nga gruaja e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elita Rudi

“Gjithmonë pranë teje”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Elita përndryshe së fundmi u aludua për një shtatzëni të mundshme, derisa nuk e ka konfirmuar akoma një gjë të tillë.

Ndërkaq, çifti janë prindër të një djali të quajtur Zëri. /Telegrafi/