Telegrafi

Elita Rudi nuk planifikon për një fëmijë tjetër: Jam shumë e përmbushur me Zërin dhe Botën time

Foto: Screenshot/Instagram

Prezantuesja shqiptare, Elita Rudi, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe tashmë një personazh shumë i përfolur në shtypin rozë.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë rreth gjërave që iu interesojnë për të.

Në mesin e pyetjeve nuk munguan edhe ato private, për të marrë më shumë njohuri rreth planeve të moderatores.

Elita Rudi (Foto: Screenshot/Instagram)

E pyetur se a planifikon për një fëmijë tjetër, përgjigja e yllit të ekranit ka qenë e prerë duke thënë se momentalisht është e përmbushur me dy fëmijët: Zërin dhe Botën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elita Rudi

“Ke menduar për një bebe tjetër”, ka qenë saktësisht pyetja e drejtuar nga një ndjekës/e.

“Jo, jam shumë e përmbushur për momentin me Zërin dhe Botën time”, u shpreh Rudi.

Elita përndryshe u bë nënë për herë të dytë gjatë këtij viti, në fillim të muajit mars. /Telegrafi/