Telegrafi

Elita Rudi njofton se po rikthehet në ekran pas një pauze të gjatë

Elita Rudi (Foto: Instagram)

Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, ka njoftuar se zyrtarisht po rikthehet në televizion.

Pas një pauze të gjatë, moderatorja nga Gjakova tha se po kthehet në ekran në fillim të vitit 2022.

Ndonëse nuk ka zbuluar detaje të reja të këtij projekti, Rudi ka theksuar se do bëhet pjesë e Klan Kosova.

“Zyrtarisht po rikthehem. Pas një pauze të gjatë po kthehem në botën e televizionit. Kam punuar gjatë për rikthimin tim në ekran, e tani ka ardhur koha të ju njoftoj se në fillim të vitit 2022 do të shihemi bashkë përmes ekranit televiziv, për të cilin më ka marrë shumë malli”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elita Rudi

“Detajet e projektit tim të ri do t’i zbulojmë bashkë hap pas hapi, e sot dua t’ju njoftoj se rikthimin tim do ta bëj në televizionin Klan Kosova. Kaq për momentin dhe faleminderit që keni pritur për këtë moment bashkë me mua”, u shpreh Rudi.

Elita përndryshe bëri një tërheqje nga ekrani që nga lindja e fëmijës së dytë, vajzës Botës.

Ajo dhe reperi Gjiko janë prindër edhe të një djali të quajtur, Zëri. /Telegrafi/