Telegrafi

Elita Rudi në pritje të fëmijës së dytë, thekson barkun e rrumbullakosur në imazhet e fundit

Foto: Elita Rudi/Instagram

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, është në pritjen e ëmbël për herë të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, do të mirëpresin në jetë edhe një fëmijë, gjininë e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.

Elita ndërkohë nuk ka hezituar që së fundmi të ndajë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja, ku ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Foto: Elita Rudi/Instagram

E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë blu, ajo është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse për fansat.

“Unë e dua gungën e bebes time”, ka shkruar moderatorja Rudi në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Elita Rudi/Instagram

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët i kanë dëshiruar asaj një shtatzëni të lehtë. /Telegrafi/

Foto: Elita Rudi/Instagram