Moderatorja e njohur, Elita Rudi, është në pritjen e ëmbël për herë të dytë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, do të mirëpresin në jetë edhe një fëmijë, gjininë e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.
Elita ndërkohë nuk ka hezituar që së fundmi të ndajë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja, ku ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.
E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë blu, ajo është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse për fansat.
“Unë e dua gungën e bebes time”, ka shkruar moderatorja Rudi në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët i kanë dëshiruar asaj një shtatzëni të lehtë. /Telegrafi/