Elita Rudi është një nga influenceret më të ndjekura në rrjetet sociale.
Ajo ka rrëmbyer vëmendjen e shumë brendeve vendore, të cilët kanë shprehur dëshirën që ajo të jetë fytyra reklamuese e produkteve të tyre.
Në një nga postimet e fundit në Instagram, Elita Rudi ka prezantuar reklamën e re të brendit Fruttavit, imazh i të cilit brend është edhe vet moderatorja e njohur kosovare.
Elita tash e një kohë është pjesë e kampanjës së marketingut të brendit më të ri në tregun e lëngjeve të frutave.
Fruttavit është lëng frutash me shije portokalli, boronice, molle, multivitamin, ACE, etj.