Moderatorja Elita Rudi ka realizuar së fundmi një video vlog shumë interesant, të cilin e ka publikuar në rrjetet sociale dhe kanalin YouTube.
Në këtë video, ajo ka testuar bashkëshortin e saj, reperin Gjiko, duke i parashtruar pyetje rreth vetes, për të parë se sa shumë e njeh ai atë.
Më pas e njëjta është bërë edhe anasjelltas, duke u treguar kështu fansave se sa mirë e njohin ata njëri-tjetrit, në pyetjet që përgjigjeshin.
Mes shumë detajeve, dyshja treguan edhe disa gjëra interesante nga jeta e tyre e përditshme.
Si persona mjaft të ndjekur dhe me influencë në rrjetet sociale, Gjiko dhe Elita duket se kanë gjetur mënyrën për t’i pasur edhe më shumë afër fansat e tyre.
Ky përndryshe nuk është vlogu i parë për Elitën, pasi një të tillë ajo e kishte realizuar edhe kohë më parë, duke treguar për disa nga marifetet e saj të makijazhit. /Telegrafi/