Çifti i njohur, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko prej ditësh kanë nisur pushimet në Japoni.
Ata po qëndrojnë në qytetin e Tokyos, ku sot (e mërkurë) po feston ditëlindjen Elita.
Prezantuesja ka postuar disa fotografi nga atje duke shënuar ditën e saj të veçantë, teksa në duar mban një tortë.
E veshur me shumë stil, me bluzë të bardhë, mini-fund bardhë dhe zi të përshtatu me një palë syze dielli dhe atlete, Elita tha se po jepte fund një dekade.
“Fundi i një dekade. Po i them lamtumirë të 20-ave dhe po përqafoj të 30-tat me krahë hapur dhe me zemër të plotë. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Elita në mbishkrimin e imazheve.
Një urim për Elitën ka ardhur edhe nga bashkëshorti i saj, Gjiko, i cili në një postim në Instagram tha se përkundër që kanë vite bashkë, ai ende ndjehet si në fillim për të.
“Vështirë me gjet si ti aleatja ime për jetë. Hala për ty ndjehem njëjtë si në fillimet tona, hala për ty i kam fluturat në bark. Urime ditëlindja e 7 së bashku e ishalla do Zoti e plakemi bashkë, je krejt çka me kompleton në këtë botë, je melmesa sekrete që krejt gjërat në jetë mi bën më të shijshmen. Të dua edhe 100 tjera shpirti im binjakë”, ka shkruar Gjiko.
Kujtojmë që çifti janë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/