Prezantuesja seksi, Elita Rudi, po e përkrahë projektin e ri të të dashurit të saj, Gjikos.
Dyshja që po kalojnë momentet më të lumtura së bashku, po përkrahin njëri-tjetrin.
Elita, tash publikisht e ka vënë përkrahjen për të dashurin e saj, që tregon se lidhja e tyre po shkon duke u forcuar edhe më shumë.
Ajo në publikimin e trailerit në Instagram e ka quajtur maestrale këngën e re të Gjikos që publikohet të dielën.
Projekti i ri i Gjikos titullohet “Yjet Nalt” dhe besohet se është një rap baladë.
Projekti është punuar në shtëpinë e hiteve, RedBox dhe klipi tashmë është finalizuar e publikohet të dielën në ora 14:00. /Telegrafi/