Elita Rudi ka filluar pushimet verore më së të merituar pas një sezoni fantastik me emisionin Elite Zone.
Bukuroshja gjakovare fillimisht kishte zgjedhur për pushime plazhet greke të Santorinit, ku u shoqëruar prej të dashurit pejan, reperit Gjiko.
Së fundi Elita ka publikuar një imazh teksa bën thirrje për mbrojtje të ambientit ndërsa e pastron liqenin e Badovcit, transmeton Telegrafi.
“Le ta mbajmë të gjithë së bashku të pastër Badovcin”, ka shkruar Elita në llogarinë personale në Instagram ndërsa nuk dihet nëse vetë ka marrë aksion ta pastroj liqenin prishtinas.
Ndryshe, Elitën do ta shohim me risi të reja sërish në emisionin e lartcekur gjatë muajit shtator. /Telegrafi/