Site icon Telegrafi

Elita rikthehet me kryendeshjen Feronikeli – Gjilani

 Përballja mes Feronikelit dhe Gjilanit, takim ky që luhet sot në ‘Rexhep Rexhepi’ është kryendeshja e kësaj fundjave.
Kampionët në fuqi pas disfatës kundër Drenicës, në duel me gjilanasit synojnë tu kthehen fitoreve, në mënyrë që edhe më tutje të mbesin në krye të tabelës.

Mirëpo, skuadrën e Gani Sejdiut e pret një sfidë e vështirë, sepse sfidon Gjilanin e Bylbyl Sokolit, skuadër kjo që është dëshmuar se di të fitojë edhe në udhëtim, shkruan KosovaPress.

Ndërkohë, sot në ‘Demush Mavraj’, Istogu sprovon forcat me Drenicën, një ndeshje tejet të rëndësishme për istogasit, të cilët janë në fundin e tabelës.

Ndërkaq, katër ndeshjet tjera të kësaj xhiro do të luhen të dielën.
Raiffeisen Superliga / Java e 16-të


Të shtunën takohen:
Feronikeli – Gjilani
B.Kosumi, A.Latifi, M.Berisha, I.Shuleta
Istogu – Drenica
K.Vula, B.Morina, B.Rama, B.Batalli
Të dielën takohen:
Hajvalia – Trepça ‘89
G.Nuza, F.Berisha, B.Selimaj, L.Mustafa
Llapi – Liria
G.Shala, E.Baliqi, I.Kabashi, H.Hajdari
Besa – Drita
N.Rraci, F.Jakupi, M.Qehaja, S.Isufi
Vushtrria – Prishtina
I.Kelmendi, J.Musolli, V.Kelmendi, T.Maloku
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version