Laboratori Elita Plus njofton se në kuadër të klinikës ofron vizita kardiologjike falas për të prekurit nga kanceri.
Për këto shërbime është angazhuar kardiologu Dr. Jetmir Sejdiu.
“Të nderuar miq, ju njoftojmë se deri më 31 tetor, Dr. Jetmir Sejdiu (Kardiolog) do të ofrojë vizita kardiologjike FALAS për të prekurit nga kanceri!”, thuhet në njoftim.
Njëherësh bëhet e ditur se termini është i obliguar dhe për ta caktuar kohën e vizitës suaj, thirrni në numrin e telefonit 044 204 240.
Oferta është valide nga data 1 tetor, deri më 31 tetor të këtij viti.