Telegrafi

Elita 5 rikthehet me një performancë në “Alba Festival”

Elita 5 (Foto: Instagram)

Festivali i muzikës shqiptare në Zvicër “Alba Festival” pritet të rikthehet në shtator.

Dhe tanimë janë njoftuar disa prej emrave të mëdhenj që do ta marrin pjesë përfshirë edhe artisten Kida.

Krahas kësaj të fundit, në këtë festival u bë e ditur se do të jetë edhe grupi i njohur Elita 5.

Festivali ka për qëllim të jetë një pikëtakim unik për një ‘mix’ të muzikës moderne nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe të stabilizohet si një platformë për shkëmbimin ndërkulturor.

Lexo po ashtu Kida konfirmon pjesëmarrjen në “Alba Festival” që do të mbahet në shtator

Ky është edicioni i dytë me radhë i “Alba Festival”, pas të parit që u mbajt në vitin 2019.

Ndonëse nuk janë zbuluar akoma datat zyrtare, është thënë se do ketë edhe shumë befasi të tjera. /Telegrafi/