Telegrafi

‘Elita 5’ e nis koncertin me Himnin Kombëtar (Video)

Rokerët e “Elita 5” të shtunën mbrëma kanë performuar në një prej klubeve më të mëdha në Tiranë, ku si gjithmonë, fansat e tyre janë mahnitur nga performanca e grupit.

E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte se koncerti nisi pakëz më ndryshe, me intonimin e Himnit Kombëtar.

Lexo po ashtu Si dukeshin anëtarët e “Elita 5” në vitet e nëntëdhjeta (Foto/Video)

Në një video të publikuar nga Shqipëriaime.al dëgjohet himni që këndohet nga mbi dy mijë të pranishmit në këtë eveniment muzikor.

Padyshim se “Elita 5” do të vazhdojë të lë mbresa të paharrueshme tek ata që dëgjojnë muzikën e këtij grupi.