Telegrafi

Elita 5 dhe Troja performojnë në “HardhFest”

Në edicionin e 15-të festivalit të vjeljes së rrushit në Rahovec “HardhFest”, edhe këtë vit do të ketë program të pasur kulturor dhe artistik. Ne këtë edicion do të performojnë dy nga rock grupet më të mira shqiptare, Elita 5 dhe Troja.

Në natën e parë të festivalit, më 2 shtator, në skene do të ngjitet grupi Elita 5, pas së cilit do të performojë edhe Sophie Kastrioti, stërbesa e Skënderbeut, përcjell 21Media.

Por, kjo natë do të jetë e gjatë ku pjesëmarresit në festival do të kenë mundësinë të kënaqen edhe me muzikën që do të interpretojne Dj nga vende te ndryshme të botës: Lound N Proud nga Suedia, Dj NTZ nga Kosova, Bource Panow nga Maqedonia si dhe Dj Nek nga Kosova.

Rock grupi Troja do të performojë në natën e dytë të festivalit, më 03 shtator. Nga Zvicra në këtë mbrëmje do të interpretojë Allex Belluscia. Ndërsa nga Kosova do të interpretojnë grupi “Magnituda”, “Zhaba”, Dh NWE dhe Gamblemania, përcjell 21Media.

Këto janë vetëm disa nga performancat artistike që do të ndodhin në skenen kryesore në “HardhFest”, përderisa në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë edhe me programin e ditës së tretë të festivalit