Site icon Telegrafi

Elisabeth Moss në trillerin e frikshëm “The Invisible Man”

(Foto: Screenshot/YouTube/Universal Pictures)

Elisabeth Moss është aktorja kryesore në filmin e frikshëm, “The Invisible Man”, që është i frymëzuar nga karakteri klasik i romanit me të njëjtin emër.

‘E burgosur’ në një lidhje të dhunshme me një shkencëtar të pasur dhe brilant, i cili e kontrollon,  Cecilia Kass ik në një mbrëmje për t’u fshehur nga ai.

Më pas, ajo dëgjon për vetëvrasjen e ish- të dashurit, i cili i ka lënë shumë pasuri, por fillon të dyshojë se vdekja e tij është mashtrim.

Leigh Whannell e ka shkruar skenarin dhe e ka bërë regjinë e filmit, ndërsa krahas Moss, në rolet kryesore luajnë edhe Aldis Hodge, Storm Reid, Harriet Dyer e Oliver Jackson-Cohen.

Filmi “The Invisible Man” do të nisë shfaqjen nëpër kinema në mars të vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version