Telegrafi

Elisa lanson këngën e re “Jo Jo”

Elisa Arifi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Elisa Arifi, ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor.

Këtë këngë bukuroshja jonë e ka realizuar me një klip mjaft atraktiv, të cilën tanimë e ka publikuar në kanalin e “Arkiva shqip”.

Për muzikën, orkestrimin dhe tekstin e këtij projekti është përkujdesur Granit Gashi, ndërsa melodia është bërë nga vetë Elisa.

Elisa Arifi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Këngëtarja po ashtu është shfaqur tejet joshëse edhe në videoklip, videon e së cilës e ka realizuar Diego.

Përveç se merret me muzikë, Arifi është edhe pjesë e një projekti filmik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/