Telegrafi

Eliona Pitarka reagon ndaj mesazheve erotike që u raportua kinse ishin shkëmbyer mes saj dhe një mashkulli

Eliona Pitarka ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara në faqet e thashethemeve rreth një bisede të pretenduar erotike me një mashkull.

Nga mesazhet e postuara, citohej “i dashuri” i aktores që shprehej xheloz për kolegun e saj, Julian Deda, ndërkohë që më pas ka vazhduar biseda erotike.

Lexo po ashtu Eliona Pitarka shfaqet ‘topless’ në shtrat (Foto)

Mirëpo, në një postim në Facebook, Eliona ka shkruar se e gjitha është e fabrikuar dhe bisedat janë të shpikura.

Ajo ndjen keqardhje që pjesë e këtyre thashethemeve është edhe aktori Jul Deda, i cili është një familjar.

Më poshtë është postimi i plotë i aktores:

Wtf ? A ju vjen turp, a jeni ne terezi ?! A keni cipe a keni familje a fare dreqin keni ju ?! Qe plasni nga smira dhe zilia dhe jeni te mbushur me helm e vrer kundrejt meje ( edhe pse e çuditur per arsyen) e kam marr vesh! Por qe te arrini deri ketu sa te shpikni biseda te tilla te shemtuara e te neveritshme nuk ma kishte marr mendja! Kush dreqin mund ta besoj qe une i paskan lene per ti bere ne fb keto biseda o injorante njerez ! Me vjen shume keq qe paskeni perfshire dhe nje koleg e nje familjar ne kete llumin tuaj ! Nje njeri me dy fije mend ne koke e kupton qe keto jane biseda te shpikura nga profile fallco vetem per te me demtuar ! (sic)

/Telegrafi/