Atë e kemi parë në shout televiziv, por edhe në shkallët e teatrove të ndryshme në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Eliona Pitarkan, e cila shquhet edhe për linjat joshëse trupore që i kanë zili shumëkush.
Zeshkania gjithashtu është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell foto, video dhe mesazhe mjaft domethënëse.
Ajo ka pohuar përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram se njerëzve nuk iu duhen dhurata të ambalazhuara, por dashuri e pastër.
Ndryshe, bukuroshen edhe në sezonin e ardhshëm do ta shohim në projekte të tjera televizive shqiptare. /Telegrafi/