Telegrafi

Elinel njashtu si Golumi i filmave vizatimorë, prezanton të çmuarën e tij (Foto)

Reperi i njohur Elinel ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të fundit me Butrint Imerin “Papa”, projekt ky i cili është pritur mirë nga publiku.

Elinel numëron me mijëra ndjekës edhe në rrjetet sociale, të cilët përcjellin hap pas hapi të rejat më të fundit nga reperi.

Së fundmi, Elinel ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihet bashkë me vajzën e tij të vogël, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar diçka shumë të veçantë.

“Unë jam Golumi dhe ajo është e çmuara ime”, kanë qenë fjalët e reperit duke na kujtuar kështu historinë i filmit të animuar Golumit, i cili vazhdimisht ishte në kërkim të të çmuarës së tij.

Përndryshe, Elinel është një person mjaft familjar, dhe kujdeset që shumicën e kohës ta kalojë pranë familjes së tij në Prishtinë. /Telegrafi/