Telegrafi

Elinel nesër lanson klipin e këngës “që është sinonim i guximit” (Foto)

Reperi i njohur nga Prishtina, Granit Bajraktari apo i njohur ndryshe si Elinel do të publikojë këngën e re gjatë të shtunës(nesër) e cila do të titullohet ‘Qmos’ dhe vjen me videoklip.   

Elinel po mendon t’ia shtoj raportuarit të tij edhe një këngë të re e cila do të vjen me videoklip gjithashtu.

Kënga më e re e djaloshit prishtinas pritet të publikohet nesër(shtunë) dhe do të titullohet “Qmos” ka konfirmuar Elinel për Telegrafin.

Lexo po ashtu Elinel flet rreth klipit të ri dhe për shumëçka tjetër (Video)

“Kënga e re mban emrin ‘Qmos’. Ky projekt është bashkëpunimi i parë me producentët e Big Deal, që kanë bërë instrumentalin e këngës, nuk është ndonjë duet me një artist tjetër”, ka thënë fillimisht Elinel për Telegrafin.

“Ky projekt është sinonim i fjalës guxim. Guxim që njerëzit me mbështet kreativitetin pa asnjë lloj censure që munden me pësua duke e lodhur vetën se si ka me u pritur nga të tjerët. Është projekt i pa-kompromis”, përfundoi reperi.

Foto ekskluzive nga videoklipi i ri i Elinelit

Videoklipi i projektit më të ri të Elinelit është punuar nga “Pinkmoon”, ndërsa do të ketë edhe pamje nga droni të filmuara nga Faruk Begolli.

Projekti i reperit do të publikohet nga ora 20:00 në kanalin e Youtube. /Telegrafi/