Telegrafi

Elinel, i fuqishëm në këngën e re

Djaloshi nga Prishtina, Granit Bajraktari, i njohur si Elinel, ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “Sirena”.

Këngës ai i ka bashkëngjitur edhe videokipin, që e ka punuar produksioni i ri “Emergency Media”. Videoklipi është xhiruar në disa lokacione dhe në pjesën më të madhe reperi qëndron në lëvizje bashk me përkrahësit, apo si i quan ai miqt e tij të rrugës.

“Sirena” ka tekst të qartë që prek anën e vërtetë të jetës së të rinjve shqiptarë dhe të vet reperit, i cili nuk shfaqet as me vetura luksoze, por as me shumë femra.

Kënga e re vjen pas projektit “Bullet”, i cili ishte shndërruar në himn të adhuruesve të repit shqiptar.

Elinel me projektet e fundit është duke i cementuar kredencialet e tij si një prej reperëve me më shumë perspektivë në hip hopin shqiptar, me aftësi të jashtëzakonshme të krijimit të teksteve inspiruese dhe performimin e tyre me anë të vokalit të fuqishëm. /Telegrafi/