Telegrafi

Elinel bëhet baba, ja foto e gruas së tij me foshnjën (Foto)

Reperi i njohur shqiptarë, Elinel është bërë baba për herë të parë.

Reperi Granit Bajraktari i njohur me nofkën e Elinel së fundmi ka postuar një foto në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, ku ka treguar se është bërë baba.

Reperi ka postuar fotografinë e parë të foshnjës, dhe ka thënë se ndihet i bekuar për lindjen e fëmijës.

Shumë kolegët dhe të afërmit e kanë uruar reperin për lindjen e fëmijës së parë.

Reperi dhe bashkëshortja e tij kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë muajit prill të këtij viti.

Kujtojmë se kënga e fundit nga Elinel është “Kam nevoje” në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria Alban Skenderaj./21Media/Telegrafi/