Telegrafi

Elina Duni zbulon itinerarin e koncerteve

Elina Duni është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në zhanrin muzikor jazz.

Ajo konsiderohet si ambasadorja e muzikës sonë në saje të kultivimit dhe promovimit anembanë botës.

Reportoari i këngëve të Dunit përbëhet kryesisht nga muzika shqipe, të cilën e ruan me xhelozi të madhe.

Ajo së fundi ka zbuluar itinerarin e koncerteve që do t’i mbajë gjatë muajve në avijim.

“Disa solo koncerte për të na mbajtur ngrohtë deri në fund të janarit”, ka shkruar në llogarinë personale të Facebookut, Duni.

Theksojmë se fillimisht do të perfomojë në Romë të Italisë më 19 janar dhe më pas do të paraqitet para publikut zviceran dhe francez.

Kujtojmë se ditë më parë solli projektin e parë për vitin 2018, të titulluar “Aksham”. /Telegrafi/