Telegrafi

Elina Duni vjen me “Dallëndyshe”!

Shaqir Foniqi

Elina Duni, ose artistja që po shkëlqen anembanë, si një meteor, nëpër skenat evropiane dhe botërore, është një artiste klasi dhe emri i saj po dëgjohet e respektohet, gjithandej, larg e më larg.

E lindur në Tiranë, në pranverën e vitit 1981, Duni si një artiste e vërtetë, dinjitoze, e pjekur dhe serioze, po e mahnitë botën artistike me perlat e saja tepër unike. Duni, po i radhit sukseset, sikur gjerdanet e luleve të pranverës dhe hera- herës, ia kalon edhe vetë stinës së verës.

Këngët e saja dëgjohen më ëndje, në të gjitha kohët, në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje. Ajo është një artistë-ndjenjë dhe, mu sikur Dallënyshja, në çdo zemër e bën folenë. Ajo, fluturon e fluturon, por kurrë nuk harron të kthejë në Tiranën e saj, në Prishtinë dhe kudo e kurdo që ka mundësinë dhe gjen qetësinë.

Albumi saj i dytë vjen pas një përgatitje serioze, sepse Elina është serioze dhe dinjitoze, mu sikur një lule roze. Ashtu, sikurse kishte premtuar, ashtu edhe doli, në prill erdhi “Dallëndyshja” Duni, me Albumin e saj, që është një margaritar i ‘veshur’ me art dhe i shoqëruar me zërin e kristaltë dhe të diamant.

Elina Duni,tashmë është vlerë kombëtare dhe artistet si kjo, meritojnë urimin dhe bekimin tonë, tash e përgjithmonë. Prandaj, mirëseerdhe, Dallëndyshja jonë. Të tillë, të paçim, përgjithmonë. Ti, je vetë kurora e lavdisë dhe e krenarisë, hyjneshë e hyjnishme dhe e magjishme.

E shkolluar, e talentuar dhe e formuar, gjithandej, Elina sot na prezanton si një Ikonë, kudo në botë dhe ne, me gojën plot dhe me zemër në duar,i themi: Urime dhe Gëzuar!