Nëse nuk jeni fatlumë i cili ka kopsht dhe vetë kultivon ushqimin, çfarë duhet të bëni?
Në hulumtime të ndryshme me eliminimin e mbetjeve të pesticideve është treguar që me metoda të ndryshme mund të eliminoni mbetjen e pesticideve për 75%, transmeton Telegrafi.
Natyrisht nuk është e mundshme t’i eliminoni 100%, sepse pesticidet futen thellë brenda, mirëpo edhe këto 75% janë rezultat i shkëlqyeshëm.
Po ju përmendim që përgjithësisht janë më të spërkatura pemët – mollët, dredhëzat, rrushi, boronicat, pjeshkat dhe nektarinat, ndërkaq perimet më të spërkatura janë – selinoja, spinaqi, sallata, speci i kuq në formë zileje, kastraveci, patatja dhe domatja qershi.
E pra, keni blerë pemë dhe perime për të cilat nuk jeni të sigurt a janë spërkatur – dhe çfarë të bëni aktualisht? Qe se si:
Zgjidhja 1
⦁ 1 lugë kripë deti në një filxhan ujë. Zhytni gjysmë ore dhe pastaj lani.
Zgjidhja 2
⦁ Bëni tretje 1 : 4 nga uthulla e bardhë dhe uji. Zhytni gjysmë ore dhe pastaj shpëlani. Mollët e spërkatura zhytni më gjatë. Uthulla mund të neutralizojë shumicën e baktereve dhe pesticideve të cilat gjenden në artikujt e freskët.
Vërejtje: Shikoni ujin në të cilin keni zhytur pemët dhe perimet dhe do të shihni se çfarë ka dalë nga to… Bëni sprejin tuaj për eliminimin e pesticideve.
Pasojnë 2 receta për sprej shtëpiak për eliminimin e pesticideve…
Receta 1
• 1 lugë lëng limoni, 2 lugë sodë bikarbonati, 1 gotë ujë. Përzieni derisa soda të tretet dhe qitni në shishe me spërkatëse. Spërkatini pemët dhe perimet dhe lini rreth 15 minuta. Shpëlani.
Receta 2
• 1 filxhan ujë, 1 filxhan uthull të bardhë, 2 lugë sodë bikarbonati, disa pika ekstrakt farash grejpi (antibiotik i shkëlqyeshëm natyral – opsioni) – të gjitha përzieni mirë. Hani dhe pini pastër – mendoni dhe jetoni pastër – lini pas vetes pastër. /Telegrafi/