Kjo është zgjidhje e shkëlqyeshme 2 në 1 për bebet të cilat për shkak të daljes së dhëmbëve refuzojnë ushqimin, sepse çdo kafshatë për to shkakton dhembje
Të qarët, irritimi, gjumi jo i mirë dhe nervozizmi i përhershëm i bebes më së shpeshti do të thonë që së shpejti do t’i dalin dhëmbët e rinj, transmeton Telegrafi.
Te disa fëmijë është e mundshme të kenë temperaturë të ngritur trupore. Bebja çdo gjë që e gjen pranë vetes do ta fusë në gojë në mënyrë që së paku të zbut dhembjen, ndërkaq ju shumë lehtë mund t’i ndihmoni.
Do t’ju mjaftojnë përbërësit të cilët zakonisht i përdorni për qullin e preferuar të bebes.
Ju këshillojmë kombinimin e karotës dhe të mollës apo të ndonjë peme tjetër të cilën bebja e do dhe që tashmë është futur në ushqimin e fëmijëve.
Qullin bëjeni më të dendur se zakonisht dhe qiteni në kallëpe për përgatitjen e akullores. Kur qulli të ngrihet do të duhej të qëndronte në shkopth dhe atëherë jepjani bebes.
Pos që kompresat e ftohta ndonjëherë janë shpëtim për beben, tani do të jenë edhe shumë të shijshme dhe do të qetësojnë dhembjen.
Kjo është zgjidhja 2 në 1 për bebet të cilat para daljes së dhëmbëve refuzojnë ushqimin, sepse çdo kafshatë për to shkakton dhembje. /Telegrafi/