Telegrafi

Eliminoni pikat e bardha në fytyrë vetëm me mjaltë dhe sheqer

Me produkte natyrale që gjenden në kuzhinën tuaj mund  ta eliminoni lehtësisht këtë gjë.

Pikat e bardha përhapen në zona të caktuara të fytyrës, e më shpesh rreth syve dhe  rreth gojës dhe mund të shkaktohen nga faktor të ndryshëm si ekspozimi në diell, përdorimi i produkteve kozmetike jo të favorshme, ushqimi jo i pasur me vitamina etj, shkruan KosovaPress.

Trajtimi më efektiv natyral që përdoret është përzierja e mjaltës me sheqer.

Mjalti ka veti antioksiduese dhe parandalon krijimin e baktereve, përderisa kombinimi me sheqer sjellë rezultate të mahnitshme.

Ju duhet që në një enë të përzini 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë sheqer dhe t’i vendosni këta përbërës në fytyrën tuaj.

Lëreni këtë masë të qëndroj për 20 minuta dhe pastaj shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

Përsëriteni këtë recetë disa  herë në javë për rezultate më të shpejta.