Për t’ia lehtësuar vetes dukshëm punën e eliminimit të ngjitësit dhe etiketave nga sipërfaqet e qelqta, ju rekomandojmë të provoni trukun gjenial i cili vetëm për disa ditë ka vërshuar internetin
Në të vërtetë, për pastrimin e gjurmëve të ngjitësit nga cilado sipërfaqe e fortë mund ta përdorni një artikull të cilin me siguri e keni në shtëpinë tuaj – majonezën, transmeton Telegrafi.
Në grupin e Facebook-ut, i cili tubon amvisat, Lauren Jeffery ka ndarë fotografitë nëpërmjet të cilave ka treguar dritaret e shtëpisë në të cilën sapo është zhvendosur, por të cilat kanë qenë të mbuluara me etiketa të tmerrshme.
Natyrisht, është detyruar të shpikë mënyrën se si t’i eliminojë. Atëherë është kujtuar që diku ka lexuar që me ndihmën e majonezës mund t’i eliminojë gjurmët e ngjitësit.
Mjafton që ta lyeni materialin me majonezë, pastaj ta lini të qëndrojë rreth 30 minuta dhe në fund ta fshini me leckë.
Kur është fjala për sipërfaqet e qelqta, është e nevojshme të bëni tretje homogjene të sodës së bikarbonatit dhe vajit për ngrënie.
Përzieni artikujt në pjesë të njëjta dhe me leckë njomeni vendin. Pas disa minutave lehtësisht me një veprim do të hiqni etiketën. /Telegrafi/