Telegrafi

“Eliminojeni plotësisht”, Christian Pulisic për VAR-in

Christian Pulisic beson se futbolli do të përmirësohej nëse VAR-i hiqet, veçanërisht duke pasur parasysh polemikat e fundit të lidhura me teknologjinë.

Ai tha për Men in Blazers se kur VAR punon në favor të ekipit, lojtarët e duan, por kur ndodhë e kundërta – e urrejnë.

“Nuk më shqetëson aspak teknologjia kur përdoret në mënyrë të duhur, mendoj se është e mrekullueshme për mendimin tim, por përveç kësaj, unë e di se është një nga ato gjëra ku nëse shkon për ju, ju e doni atë. Nëse është kundër jush, ju e urreni atë”, ka thënë fillimisht ylli i Milanit.

Lexo po ashtu Si arriti Milani që nga shitja e Tonalit të financonte një revolucion në skuadër – pas largimit të italianit u afruan gjashtë lojtarë

“Eliminoni plotësisht. Në përgjithësi si tifoz, thjesht mendoj se ne jemi më mirë pa të”.

Ish-lojtari i Chelseat i bëri këto komente pas një vendimi të gabuar të VAR-it që i mohoi Liverpoolit një gol kundër Tottenham të shtunën.

Ka pasur shumë komente nga futbollistët dhe trajnerët dhe teknologjia është duke u përdorur në mënyrë të gabuar dhe po e dëmton sportin më të shikuar në botë. /Telegrafi/