Site icon Telegrafi

Eliminohet Colorado e Shkëlzen Gashit (Video)

COMMERCE CITY, CO - NOVEMBER 6: Shkelzen Gashi #11 of the Colorado Rockies celebrates his first half goal against the Los Angeles Galaxy at Dick's Sporting Goods Park on November 6, 2016 in Commerce City, Colorado. (Photo by Justin Edmonds/Special to the Denver Post)

Colorado Rapids dhe Shkëlzen Gashi e kanë mbyllur dje në mbrëmje aventurën e tyre për t’u shpallur kampion në SHBA.

Skuadra e futbollistit shqiptar u eliminua në finalen e “play off-it” të Konferencës së Perëndimit përballë Seattle Sounders teksa u mposht në të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 1-3.

Ditën e djeshme në takimin e kthimit të finales së Konferencës, Colorado u mposht me rezultatin 0-1 pas golit të Morris të shënuar në minutën e 56. Gashi u aktivizua si titullar në këtë takim dhe qëndroi në fushë për 85 minuta, por nuk mundi të bënte gjë për të shmangur humbjen e skuadrës së tij, transmeton Panorama.

Colorado e kishte humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-1 dhe në rast të një fitoreje minimale 1-0 mbrëmjen e djeshme do të ishte shpallur kampion i Konferencës dhe do të ishte kualifikuar për në finalen e madhe të “play off-it” të kampionatit amerikan ku përballen kampionët e dy konferencave.

Gashi e mbylli këtë sezon në SHBA me 10 gola të shënuar.

https://www.youtube.com/watch?v=pak1r91xu4c

Exit mobile version