Akil Gjakova është eliminuar në rrethin e dytë të Botërorit të xhudos, Budapesti 2017.
Ai u mposht nga xhudisti prej azerbaixhanit, Rustam Orujov.
Kështu, Akili përshëndetet nga botërori i xhudos dhe nga një sukses i mundshëm në kategorinë deri 73 kilogramë.
Gjatë ditës medaljen do ta kërkojë Nora Gjakova, e cila xhudistja e vetme që ka mbetur me gjasë për medalje për Kosovën. /Telegrafi/