Në ndeshjen e parë Tirana kishte arritur të nxjerrte një rezultat pozitive prej 0-0, kurse në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Sllovaki, Tirana fillimisht kaloi në epërsi (22’), para se Tomacek (41’) ta barazonte rezultatin, që ishte dhe i fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë sllovakët shënuan edhe dy herë me anën të Prchazskas (66’) dhe Tomacek (85’) për 3-1 dhe eliminimin e Tiranës.
Vllaznia ishte në epërsi ndaj Thunit po ashtu, por humbi në fund të takimit për t’u eliminuar përfundimisht me rezultat të përgjithshëm 4-1. /Telegrafi/