Dy nga Kosova që u paraqitën në kampionatin evropian në Assisi të Italisë janë eliminuar në meçet e tyre të para. Albulena Gubetini që mori pjesë për moshat e reja nga 17 deri 18 vjeç, dhe Donjeta Sadiku për moshat juniore nga 15 deri 16 vjeç, nuk arritën më shumë se në çerekfinale.
Të dy boksierët ishin me fat që kaluan meçet e para preliminare pa luftë, por ja nuk arritën të marrin ndonjë medalje që do të ishte suksesë i madh për to dhe për Kosovën.
Gubetini meçin çerekfinal e humbi nga boksierja e Turqisë, Sema Caliskan me rezultat 3 me 0. Poashtu Sadiku u mposht nga boksierja nga Franca, Lea Couvercelle, 3 me 0.
Boksierja më e sukseshme shqiptare në boksin amator mbetet, Teuta Çuni e cila deri më tani ka fituar medaljen e artë në kampionatin evropian në vitin 2000, dhe medaljen e bronzt në kampionatin botëror me 2001. Çuni kishte përfaqësuar Suedinë në atë botë, por gjithë shqiptarët mburren me të. /Sporti1/Telegrafi/