Në Serbi vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje pjesëmarrjes së Kosovës në “Rio 2016”.
Eliminimin e Urata Ramës e ka raportuar “B92” , e cila e ka krahasuar rezultatin e kosovares me atë të garueses serbe, Tatjana Dekanovic.
“Dekanovic zuri vendin e 35-të në garat e shenjëtarisë, ndërsa kosovarja Urata Rama e 48-ta nga 51 konkurrentë”, shkroi kjo faqe, përcjellë lajmi.net.
E zhgënjyer nga rezultati, Rama nuk foli as për mediat kosovare pas garës.