Telegrafi

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit, kampionati shumë larg: Fajtorët, shitjet, blerjet dhe trajneri i ardhshëm

Jemi vetëm në fillim të muajit mars dhe Real Madridi e sheh vetën jashtë pothuajse të gjitha garave.

Mbretërit të martën mbrëma u eliminuan nga Liga e Kampionëve, pasi Ajaxi doli më i mirë në dy ndeshje duke triumfuar në fund (5-3) me rezultat të përgjithshëm.

Javën e shkuar Reali u eliminua nga Kupa e Mbretit dhe atë nga Barcelona, që ishte më e mirë dukshëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Po para një jave ata humbën në shtëpi në derbi ndaj Barcelonës, ndeshje e vlefshme për kampionatin dhe tani janë nënë pikë larg kreut.

Krejt këto kanë bërë që tifozët e Real Madridit të bëhen nervoz dhe të kërkojnë shkarkime dhe largime.

Florentino Perez duhet të mendojë për një revolucion në verë. Me gjasë sa i përket portës do t’i besohet dyshes aktuale, Thibaut Courtois dhe Keylor Navas.

Aty ku Reali do të investojë fuqishëm është qendra e mbrojtës, pasi në mungesë të Sergio Ramos u pa se çfarë ndodh.

Do të investohet dhe në mesfushë, por dy pikat që do të prekën më shumë janë sulmi dhe trajneri.

Eden Hazard dhe Kylian Mbappe janë ëndrrat e mëdha të Real Madridit, me të parin që prej kohësh e kërkon kalimin te mbretërit.

Sa i përket trajneri më i preferuari edhe nga tifozët mbetet Jose Mourinho.

Ai ka punuar në klub për tri vite, ku ka fituat trofe të rëndësishëm, por pa arritur të triumfojë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/